Spanja ka bllokuar një draft të një deklaratë të përbashkët të planifikuar për publikun gjatë samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bullgari në Maj.

Sipas gazetës spanjolle, “arsyeja nuk është politika e jashtme e BE”, në vend të kësaj qëllimi është të shmanget emri dhe nënshkrimi i kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy “në të njëjtin dokument, në të njëjtin nivel” si ai udhëheqësit të Kosovës.

Spanja është midis pesë shteteve anëtare të BE që nuk e njohin Kosovën si të pavarur.

Sipas El Pais ky informacion është konfirmuar nga disa burime diplomatike dhe se Rajoy do të largohet nga Sofja dhe samiti përpara një takimi ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës , por edhe të Kosovës.

Kryeministri spanjoll do të jetë i pranishëm vetëm një ditë më parë, gjatë një darke joformale me krerë të tjerë të shteteve anëtare të BE.

Sipas EURACTIV.com, kryeministri spanjoll në fund të Marsit i tha homologut të tij bullgar Bojko Borisov se ai “ka një problem me samitin në Sofje” dhe se ai “paralajmëroi të mos merrte pjesë nëse merr pjesë Kosova”./tvklan.al