Ky fillim Qershori e ka gjetur bregdetin e Spillesë të populluar nga pushues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Pastërtia dhe qetësia është ajo që turistët vlerësojnë më shumë në këtë bregdet.

Të shumtë janë edhe turistët polakë, të cilët kanë mbyllur prenotimet e tyre që më 1 Qershor. Punëtorë të kontraktuar nga bizneset mundohen të mbajnë pastër rërën e plazhit për pushuesit e shumtë.

Në plazhet publike, Bashkia ka vendosur tabela informuese me numrat e policisë, zjarrfikëses dhe urgjencës. Ndryshe nga një vit më parë ku mungonin kullat vrojtuese, këtë herë në këtë bregdet gjenden 8 të tilla të cilat do u vijnë në ndihmë pushuesve në rast rreziku.

Tv Klan