Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka filluar me një minut heshtje për të nderuar avokatin Kleanthi Koçi takimi Tirana-Apolonia dhe vendasit kanë marrë tre pikët e para të javës. Sot në një terren të rënduar në “Selman Stermasi” futbollistët bardh e blu kanë triumfuar 2-0 ndaj Apolonise së Fierit.

Golat u shënuan nga një në secilën pjesë. Golin e parë e ka shenuar Merkoçi dhe golin e dyte Prenga. Ja çfarë thotë Vangjel Capo njëri nga drejtuesit teknik të Apolonisë pas takimit.

Vangjel Capo:- “Mendoj që Tirana në takimin e sotëm e meritoi fitoren ndaj një loje sulmuese dhe për vetë faktin që është kryesuese dhe me çdo kusht kërkonin një fitore të tillë për të vazhduar javët në vazhdim në krye të tabeles së klasifikimit. Ndoshta ekipi i Apolonisë sot nuk tregoi ato vlerat. Meqenëse pjesa e parë mund të themi që ishte disi e barabartë veç pësimit të atij golit që ia lehtesoi në aspektin psikologjik lojën ekipit Tiranas”.

Ndërkohë nesër dhe të dielën do të zhvillohen edhe shtatë takimet e tjera të javës./tvklan.al