Ylli i muzikës rok Bruce Springsteen është bërë tekstshkruesi i parë i huaj që nderohet me një çmim nga Akademia e Ivors që nderon emra të njohur të muzikës në Britaninë e Madhe.

Ai mori çmimin nga këngëtari i njohur Paul McCartney dhe u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë në muzikë jo vetëm përmes këndimit, por edhe shkrimit të teksteve të këngës.

“Fakti që jam artisti i parë ndërkombëtar që merr këtë çmim, veçanërisht si amerikan , duke qenë se gjithmonë  mendoja se britanikët ishin paksa dyshues ndaj mënyrave tona të çuditshme, e bën një përvojë shumë  domethënëse për mua.”

Çmime u dhanë edhe për artistë të tjerë .“Sprinter”, hiti nr. 1 i reperëve Dave dhe Central, fitoi çmimin e projektit më të realizuar ndërsa çmimi për albumin më të mirë shkoi për “Black Classical Music”  të bateristit dhe kompozitorit anglez Yussef Dayes.

Klan News