Kampionët hapin kampionatet përkatëse

Pas Premier League dhe Ligue 1 tashmë është radha e Bundesligës dhe La Ligas për të nisur sezonin e ri. Në Gjermani Bayern Munich është në kërkim të titullit të tetë rradhazi. Bavarezët presin sot në orën 20:30 në ‘Alianz Arena’ Hertha Berlin dhe shpresojnë që të shpërblejnë tifozërinë vendsase me një fitore.

Në 10 sezonet e fundit, ekipi kampion në fuqi ia kanë dalë gjithmonë që ta nisë me 3 pike sezonin e ri. Deri më tani Bayern është kritikuar për merkaton e dobët që ka zhvilluar gjatë kësaj vere.

Nuk janë të paktë ata që mendojnë se bavarezët nuk e kanë kontigjentin e duhur për të mbrojtur titullin kampion dhe ndeshja kundër Hertës do të jëtë një test i rëndësishëm për t’u treguar të gjithëve forcën e tyre të vertetë.

Ndërkohë edhe në Spanjë Barcelona nis mbrojtjen e trofeut të La Ligas në transfertën e Atletico Bilbaos.

Katalanasit janë përforcuar jo pak gjatë kësaj vere dhe janë pretendent jo vetëm në Spanjë por edhe në arenën evropiane. Ndeshja hapëse e kampionatit spanjoll do të luhet në orën 21:00.

Tv Klan