Stina e Verës/ Çfarë nuk duhet të vishni në punë

Posta

Stina e Verës/ Çfarë nuk duhet të vishni në punë

14:26 30/06/2015 cover-veshje

Me ardhjen e stinës së verës, tendenca kryesore është që të veshim sa më pak gjëra dhe materiale sa më të lehta. Por duhet bërë kujdes në zgjedhjen e veshjes sa i përket ambienteve të caktuara, siç është edhe vendi i punës. Shpesh femrat “harrojnë” se ambienti ku punojnë nuk duhet të ngatërrohet me një kafe me miqtë.

Ndaj, revista “Harper's Bazaar” na sjell gjërat që nuk duhet të veshim në punë gjatë stinës së verës.

Çdolloj veshje pa rripa/buste. Nëse dëshironi të vishni një burt atëherë duhet patjetër të keni një xhaketë lart, në të kundërt nuk është aspak e hijshme që të shkoni me burt në punë.

Hiqni dorë nga pantallonat e shkurtra. Pantallonat e shkurtra fare janë të përshtatshme për fundjavë, por nëse dëshironi të mbani në zyrë, përdorni pantallomna me gjatësi deri tek gjuri ose më të gjatë.

Shapka me gisht. Përdorini këto lloj shapkash vetëm në plazh ose pishinë.

Super minifunde apo fustane. Vera është stina perfekte për të treguar këmbët, por nëse mbani veshur një fund që në rast përkuljeje rrezikoni të skuqni kolegun, atëherë është më mirë ta ruani atë për të shtunave në darkë.

Kanotjere pa xhaketë lart. Një look me kanotjere pa asgjë lart është një stil tepër i përditshëm /casual dhe jo estetik.

Një bluzë më të gjatë se pantallonat. Nëse duket sikur nuk keni veshur gjë poshtë bluzës, atëherë mesiguri nuk është ide e mirë për t’u mbajtur në punë.

Një kapelë të madhe (oversize). Kjo lloj kapeleje është tepër ekstravagante për në plazh, por jo për në zyrë.

Çdo gjë trasparente. Veshje të tilla janë për në mbrëmje dhe mbi të gjitha aspak të rehatshme në ditët e nxehta të verës. /tvklan.al

Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi