Presidentja e KE-së tha se do të ketë sanksione të rënda ekonomike në rast pushtimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga kufirin me Ukrainën dhe të punojë për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut  Stotelnberg pohoi se organizata se nuk ka parë asnjë  sinjal që tregon se Moska  ka filluar tërheqjen e trupave ushtarake  pranë Ukrainës dhe se rreziku i një konflikti mbetet i lartë.

“Pavarsisht deklaratave të Rusisë nuk kemi parë asnjë shenjë të depërshkallëzimit ose të tërheqjes deri më tani. Përkundrazi prania ushtarake vijon të  Rusisë vijon të  rritet”.

Stoltenberg pohoi gjithashtu në konferencë se Moska po parashtronte kërkesa sigurie që Kremlini e di mjaft mirë  se NATO nuk mund t’i përmbushë dot ato.

“Rreziku tani është kombinimi i këtij grumbullimi masiv ushtarak me retorikën kërcënuese, duke vendosur përpara kërkesa që ata e dinë se ne nuk mund t’i plotësojmë e duke thënë: ‘Nëse ju nuk i plotësoni këto kërkesa, do të ketë pasoja ushtarake’”.

Duke folur së bashku me Stoltenberg, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha do të ketë një pako të sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Moskës në rast të ndonjë agresioni.

“Bota ka parë me mosbesim teksa përballemi me grumbullimin më të madh të trupave në tokën evropiane që nga ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë, sepse ngjarjet e këtyre ditëve mund të riformësojnë të gjithë rendin ndërkombëtar”.

Gjithashtu për herë të pare Shefi I NATOS-s vuri në dukje se , Kina i është bashkuar Rusisë në thirrjet ndaj aleancës ushtarake që të mos pranojë anëtarë të rinj.

Klan News