Stop – Emisioni 10 (sezoni 6)


Stop – Emisioni 10 (sezoni 6)

21:02 18/09/2020

Hitparade i absurdit shqiptar.

Liqeni i Komanit është mbuluar nga bidonët plastikë. Në të njejtën gjendje është dhe lumi i Gjanicës.Në një tjetër video tregohet, një zjarr në varrezat e vjetra në Shijak, për shkak të djegies së plehrave.Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.

Kavaje/ I semure dhe i vetem, Stop e strehon ne Shtepine e te Moshuarve.

Më18 janar të 2019-ës, emisioni Stop transmetoi këtë rastin e një 46 vjecari me probleme mendore, që jetonte i vetëm e në kushte të vështira në Kavajë.Naim Stërniqi, një i afërm i tij iu drejtua në atë kohë redaksisë sonë, për të kërkuar një zgjidhje për kushëririn Arben Haxhiaj.Të afërmit kërkuan sistemim në Shtëpinë e të moshuarve Kavajë, por në këtë institucion kufiri moshor është 60 vjec.Pas apelit në “Stop” reagoi drejtori i “Shtëpisë së të Moshuarve “ Kavajë, Neritan Bajaziti. Ai tha, se do të merrej me dokumentacionin, për ta strehuar në këtë institucion.Enida Beu, drejtoresha e shërbimit social në Lushnje tha, se për këtë rast është bërë një përjashtim dhe Arbeni do të strehohet në shtëpinë e të moshuarve Kavajë.Pas miratimit të mbledhjes së këshillit Bashkiak Kavajë dhe pas gjithë procedurës së dokumentacionit të kontrollit shëndetsor drejtori Bajaziti bashkë me gazetaren e “Stop”, e morën Arbenin nga banesa e tij dhe e shoqëruan në Shtëpinë e të Moshuarve.

Pas transmetimit ne Stop kapiteni i anijes Damian rifiton lirine.

Në 2 korrik të këtij viti emisioni “Stop” trajtoi rastin e një anijeje në Vlorë,që në shkurt 2020 u dyshua, se transportonte mbetje toksike.Pas hetimit dhe bërjes së analizave për materialet e dyshuara, prokuroria vërtetoi, se nuk bëhej fjalë për mbetje toksike. Informacioni rezultoi i pavërtetë dhe i fabrikuar, për shkak se anija DAMIAN kishte ulur ndjeshëm cmimet e biletave dhe transportit.Edhe pse mbetjet nuk rezultuan toksike dhe anija u la e lirë, kapiteni i saj, Festim Tefa, u mbajt në arrest shtëpie.Vetëm disa ditë pas publikimit në “Stop”, prokurori e ndryshoi masën e arrestit nga ajo arrest shtëpie në detyrim paraqitje. 75 vjecari Tefa drejton sërish anijen dhe falenderon emisionin “Stop” për rikthimin në punë e në jetën e lirë.



Të ngjashme