Kongresi i PS-se dhe ditelindja e votimet ne PD, intervistat per te mos u humbur.

Të shtunën PS-ja organizoi Kongresin e jashtëzakonshëm, në një datë, që përkoi edhe me 30 vjetorin e saj dhe ditëlindjen e kreut demokrat Lulzim Basha. Klintoni ishte atje dhe i pyeti socialistët për simbolikën e kësaj dite dhe urimin për partinë  e tyre dhe rivalin politik.Ditën e djeshme në PD u mbajtën votimet për zgjedhjen e drejtuesit për 4 vitet e ardhshëm.

Fier/I riu gabimisht ne pranga per vjedhje biciklete, refuzohet deshmia e te miturit.

Ronaldo Xhoraj, një 18 vjecar nga Fieri, në 4 qershor arrestohet, pasi akuzohet, se ka shtyrë një të mitur, për të vjedhur një bicikletë.Familjarët e të riut thonë, se djali është arrestuar padrejtësisht, pasi kanë ngatërruar person. Oficeri i Policisë Gjyqësore në Policinë e Fierit,  Ilia Muça, në procesverbal i referohet dëshmisë së 13 vjecarit, që vodhi bicikletën.Por, vetë procesverbali ka një sërë gabimesh. Nga ana tjetër ne kemi dëshminë e të miturit, që thotë, se Ronaldo nuk ka lidhje me këtë histori dhe se është ngatërruar emri. Vetë babai i 13 vjecarit thotë për ‘Stop” se e coi prapë të birin, po atë ditë, që të dëshmonte, se ishte bërë një ngatërresë, por në polici e kishin  refuzuar këtë kërkesë, duke e shpërfillur. Çështja ka kaluar në prokurori dhe në gjykatën e Fierit.Tani pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, për fatin e 18 vjecarit Ronaldo Xhoraj.

Pogradec/ Pas transmetimit ne Stop, qytetari merr parate e shitjes se kalit.

Emisioni Stop në datën 28 maj ka transmetuar rastin e Xhelal Agollit, një qytetari nga Pogradeci, i cili shiti kalin e tij, por nuk mori kurrë lekët e shitjes.I kontaktuar nga emisioni “Stop”Ervin Doda, blerësi i kalit, premtoi, se do të kthente shumën prej 750 mijë lekësh në datën 30 maj. Tani në fillim të qershorit, Xhelal Agolli na telefonon, për të na dhënë lajmin e mirë: prej disa ditësh ka mundur të marrë paratë, që i takojnë dhe për këtë i është mirënjohës emisionit “Stop”.