“Stop” publikon faktet që kompromentojnë drejtorin e Aeroportit të Tiranës

“Stop” publikon faktet që kompromentojnë drejtorin e Aeroportit të Tiranës

21:32 23/04/2020

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar gjatë këtyre ditëve koncesionarin e Aeroportit të Tiranës dhe drejtorin  e ekzekutiv Constantin Alvensleben, pasi ka detyruar dyqanet në terminal që të hapen në kundërshtim me urdhrin e qeverisë.

Pas reagimit të TIA (Tirana International Airport) që i konsideroi të pavërteta denoncimet e “Stop”, emisioni investigativ ka treguar mbrëmjen e sotme faktet dhe provat që vërtetojnë komunikimet e Constantin Alvensleben me bizneset në terminalin e aeroportit, të cilave u kërkon që të hapen në kundërshtim me urdhrin e qeverisë në kuadër të masave kundër COVID-19.

Emisioni ‘Stop’ ka sjellë dy shkresat e datës 12 Mars nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë, që detyron baret dhe lolaket të mbyllen në kuadër të masave të pandemisë së koronavirusit.

Por, në kundërshtim me këto urdhra, koncesionari i Aeroportit të Tiranës u kujton bizneseve në terminal kontratën koncesionare që kanë me TIA, duke u kërkuar që të rifillojnë punën.

Përsa i përket mbylljes së lokalit tuaj, TIA vëren se ju nuk e keni hapur lokalin duke mos përmbushur në këtë mënyrë detyrimin e parashikuar në pikën 14.3 dhe shtojcën 14.3 të kontratës për njësinë tuaj bar/restorant, me pretendimin se ky veprim është ndërmarrë në përputhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për shkak të COVID-19”, thuhet në shkresën e datës 12 Mars 2020 të drejtorit ekzekutiv Constantin Alvensleben drejtuar bizneseve që operojnë në terminalin e Aeroportit të Tiranës.

Një ditë më vonë, drejtori i TIA u ka dërguar një tjetër shkresë këtyre bizneseve, të cilave u rikujton se duhet të hapen në kundërshtim me urdhrin e qeverisë. 

Ju tërheqim vëmendjen në lidhje me kontratën koncesionare që është lidhur midis TIA-s dhe subjektit tuaj për njësitë bar/restorant në aeroport. Na bëhet qejfi që ju njihni Urdhrin Nr.156 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale datë 10/03/2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’. Sipas Marrëveshjes Koncesionare bar/restorant është detyrimi juaj të përmbushni dhe zbatoni të gjitha dispozitat ligjore dhe rregullatore në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Sa i takon interpretimit të Nenit 18 të kontratës të lidhur me ju, TIA ju informon se aeroporti është plotësisht funksional dhe i hapur për punë. Për këtë arsye, TIA hedh poshtë çdo pretendim tuajin se kemi të bëjmë me Forcë Madhore. TIA pret që subjekti juaj të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me TIA për njësinë bar/restorant”, thuhet në shkresën e dytë të Constantin Alvensleben që mbatën 13 Mars 2020.

Gazetari i emisionit “Stop” bisedoi me shefin e Komisariatit të Policisë së Rinasit, i cili tha se dyqanet në aeroport janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Policisë së Shtetit. Ai theksoi se është në dijeni të urdhrave që koncesionari i Aeroportit të Rinasit u ka dhënë bizneseve në terminal që të hapen, megjithatë theksoi se asnjë nga këto biznese nuk ka rinisur aktivitetin, sikundër e ndalon edhe Akti Normativ.

Pas denoncimit që “Stop” i ka bërë ngjarjes, organi i akuzës së kryeqytetit ka nisur hetimet.

Në bazë të informacionit të dërguar nga ana juaj, është regjistruar kallëzimi penal përkatës, i cili i ka kaluar për ndjekje dhe trajtim prokurorit të përzgjedhur sipas shortit elektronik”, njofton Prokuroria e Tiranës. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo