Strategjia e Rejas për ngritjen e Kombëtares

Strategjia e Rejas për ngritjen e Kombëtares

16:04 24/01/2020

Edhe ekipet e moshave të luajnë me të njëjtën skemë

Tekniku italian pasi ka diskutuar gjatë me krerët e FSHF, ka vendosur të nisë punën për këtë strategji. Tekniku më pas është takuar disa herë me trajnerët e kombëtareve të moshave U17, U19 dhe U21. Për këtë arsye ai është parë këtë fundjavë në kryeqytet

E gjithë puna do të nisë që nga skautizmi i lojtarëve. Pikasja e talentit të tyre. Lojtarët që do t’u propozohen ekipeve kombëtare duhet të përmbysin disa kritere. Janë të paktën 6 elementë që do të vlerësohen si intensiteti i lojës, forca fizike, vertikalizimi, teknike, mbrojtja në fazë sulmuese dhe fazë mbrojtëse dhe vendosja taktike.

Tv Klan ka mësuar se në takimin që Reja ka patur më trajnerët e kombëtareve të moshave ka kërkuar që të unifikohen skemat e lojës.  Ekipet U17, U19 dhe U21 do të nisin të luajnë me modulin 4-2-3-1 i cili mund të konvertohet lehtësisht në 3-5-2, siç luan Kombëtarja A.

Rekomandimet e Rejas kanë ardhur pasi tekniku italian ka analizuar ndeshjet e këtyre ekipeve dhe në takimin me trajnerët është shprehur tejet i pakënaqur me lojën e këtyre ekipeve.

Që prej rinovimit të kontratës me kombëtaren shqiptare, Edi Reja e ka marrë aq seriozisht këtë detyrë, sa mësohet ta ketë quajtur punën më të rëndësishme të karrierës së tij më shumë se 40-vjeçare si trajner futbolli.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi