Studentët e zgjeruan hartën e protestës së tyre në ditën e 8-të. U ndanë në dy grupe të mëdha, njëri përpara Ministrisë së Arsimit siç janë mbledhur që nga dita e parë, si dhe përpara Kryeministrisë. Për këtë ndarje, ata japin qëndrime të ndryshme.

Por pavarësisht nga mënyra e protestës, vendosmëria për t’ia arritur qëllimit është e njëjtë për të gjithë. Tubimi vijoi edhe gjatë mbrëmjes. Ata vijojnë të refuzojnë ftesat e njëpasnjëshme për dialog që Kryeministri Rama u bën publikisht përmes rrjeteve sociale.

Përmes një deklarate për shtyp, edhe Senati Akademik i Universitetit të Tiranës shprehu mbështetjen për protestën e studentëve. Aty sqarohet se ky universitet nuk ka marrë asnjë vendim për vendosje tarifash për provimet e mbartura, ndërsa mbështetet kërkesat për përgjysmimin e tarifave të shkollimit.

Tv Klan