Më shumë se 3 në 10 çifte shprehën dashurinë e tyre për njëri-tjetrin brenda dy muajve nga takimi, zbulon njw studim sipas Daily Star.

Një studim i 1.500 të rriturve zbuloi se 53% e atyre në një marrëdhënie të re thonë se pandemia e ka avancuar më shumë lidhjen mes tyre sesa zakonisht.

Pas dy muajsh, 21% e çifteve kishin marrë vendimin për të jetuar bashkë, ndërsa një e katërta kishte takuar prindërit e njëri-tjetrit. Dhe pas katër muajsh 40% kishin planifikuar pushime romantike.

78% e atyre kanë treguar se nuk do ta kishin bërë këtë hap kaq të madh dhe të shpejtë nëse nuk do ekzistonte Covid dhe 62% e tyre fjalën “të dua” nuk do e kishin thënë kaq herët nëse marrëdhënia e tyre do krijohej para pandemisë.

Dy të tretat kanë thënë se bllokimi ka pasur një ndikim në marrëdhëniet e tyre, 72% thanë se kjo i ndihmoi ata të bëhen më të fortë. 66% janë dakort bëjnë një mini-pushim së bashku sepse është një “shenjë e dashurisë së vërtetë”. /tvklan.al