Studimet mbi Koronavirusin vijojnë, për të kuptuar më mirë pasojat që lë në organizimin e njeriut. Anomalitë kryesore janë në tru, dhe verifikohen edhe 6 muaj pas shërimit nga Covid-19. Konfirmimet e rikonfirmimet mbërrijnë nga studimet e fundit, veçanërisht për ato raste kur efektet janë afatgjata në shumë persona.

Është arritur në konkluzionin se simptomat neurologjike përfshijnë vështirësi mendimi, fokusimi, probleme me gjumin, marrje mendsh, luhatje në nuhatje dhe shije, depresion, ankth, dhe ndjesia e pickimeve,  koordinimi me sistemin endokrin për hormonet, transmetimi i sinjaleve sensoriale dhe të lëvizjes por edhe rregullimi i cikleve dhe ritmeve të gjumë-zgjim.

Të gjitha këto janë pasoja të lëna nga Covid-19, ndërkohë që deri tani të qarta ishin vetëm lodhja e përgjithshme, pagjumësia dhe problemet me kujtesën. Por mjekët shpjegojnë se pas rezonancave magnetike specifike është vërejtur se pacientët e shëruar shfaqnin anomali në lobin frontal dhe trungun cerebral , ndryshe nga personat e shëndetshëm.

Klan News