Studimi i ri: Virusi mund të jetë sezonal dhe mund të përhapet më lehtë në dimër



Studimi i ri: Virusi mund të jetë sezonal dhe mund të përhapet më lehtë në dimër

22:25 12/06/2020

Shkencëtarët thonë se virusi në rajone të veçanta, përfshirë këtu Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Qëndrore mund të përhapet më shpejt gjatë dimrit dhe pranverës.

Një studim i ri tregon se koronavirusi është sezonal ashtu si dhe gripi. Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland u ndalën nëstudimin e 42 qyteteve, me një numër të madh të rasteve me virus.

Ata zbuluan se këto vende ishin në një brez të njëjtë me gjerësi veriore dhe kishin të njëjtat temperatura të ftohta dhe lagështi ajri, midis muajve Janar dhe Mars.

Shkencëtarët vunë re se virusi nuk u përhap me të njëjtën shpejtësi në qytetet në jug të këtij grupi.

Studimi i ri tregon se temperatura mesatare në Wuhan në Janar dhe shtatë qytete të tjera në Shkurt ishte midis 4 ° C dhe 9 ° C. Temperaturat mesatare ishin të njëjta në të gjitha këto qytete.

Profesori në Universitetin e Maryland,  Mohammad Sajadi u shpreh: Temperaturat e njëjta për tetë vendet që ishin në një shtrirje kaq të afërt gjeografike ishin pak befasuese. Unë nuk prisja që temperaturat të ishin njësoj dhe lagështia në po të njëjtin nivel.

Studimi sugjeron që Britania, Azia Qendrore, Evropa Lindore dhe Qendrore, SHBA-ja veriore kanë më shumë rrezik nga transmetimi i virusit në dimër. Jo vetëm që temperaturat e ftohta dhe lagështia e ulët mund të ndihmojnë koronavirusin të jetojë më gjatë, por edhe imuniteti i dobët në muajt e dimrit, mund të ndihmojë që virusi të përhapet më shpejt.

Më tej, Sajadi shtoi: Ne mendojmë se virusi po sillet si një virus sezonal. Kjo do të thotë që përhapja e virusit lidhet me temperaturën dhe lagështinë, që ndihmojnë në transmetimin e tij./tvklan.al




Të ngjashme