Të jetosh me sasi më të ulet oksigjeni shton jetëgjatësinë me 50%. Por jo vetëm, shtyn shumë më tepër në kohë lindjen e problemeve neurologjike që janë të lidhura me procesin e plakjes.

Këto janë rezultatet e një eksperimenti të Massachissets General Hospital në Boston mbi kaviet e laboratorit. Studiuesit i kanë vënë të jetojnë në kushte pothuajse të njëjta me ato që janë në Malin Everest, në 5000 metra lartësi, pra në pjesën ku gjenden të pozicionuar kampet në bazë të malit më të lartë në botë, duke simuluar të njëjtën sasi oksigjeni që është aty.

Deri më sot redultimi i sasisë së oksigjenit mendohej se ndikonte në jetëgjatësinë e  organizmave si miza të frutave, por kjo gjë nuk ishte eksperimentuar kurrë më parë.

Në laborator janë marrë dy grupe kaviesh, ku në grupin e parë ishin kushte normale me nivel të oksigjenit rreth 21%, ndërsa në grupin tjetër sasia ishte 11%.

Si përfundim, kaviet e grupit të parë kanë jetuar 15 javë, ndërsa ato me reduktim oksigjeni 24 javë, dhe madje dhe ku shfaqja e deficitit neurologjik të lidhura me plakjen ishte shumë i mëvonshëm.

Është hera e parë që reduktimi i nivelit të oksigjenit tregon që ka efekte pozitive në një model të plakjes tek gjitarët, dhe studimet do të vijojnë pasi ende nuk dihen arsyet përse ndodh ky fenomen.

Klan News