Superliga gati të rikthehet në fushë



Superliga gati të rikthehet në fushë

16:08 02/06/2020

Përballja më e fortë, Partizani-Skënderbeu

Mbyllja e sezonit të futbollit në fushën e lojës ishte dëshira e të gjitha skuadrave të Superligës, por një ditë para rikthimit në ndeshje, duket sikur po shkojnë drejt së panjohurës. Askush më parë nuk kishte provuar çdo të thotë rikthimi në të njëjtin kampionat pas 3 muajsh pushim.

“Gjithçka ka ndryshuar, për mua është e vështirë të bësh një tentativë për të parashikuar diçka të tillë. Duhet të shohim gjendjen fizike, dëmtimet që sipas meje do të jenë të larta. Duhet të mendojmë për këto”.

Partizani do të tentojë vendet në renditje që të çojnë në Europë, për titullin kampion, sipas Sormanit, Tirana e ka të siguruar vetëm nëse ndodh e pamendueshmja.

“Vetëm nëse Tiranës i bien të fikët. Është e qartë se Kukësi është afër dhe në këtë sens është i hapur dhe në dhjetë ndeshje, janë 30 pikë që nuk janë pak. Në këtë sens duhet parë reagimi i Kukësit.”

Partizani do të përballet me Skënderbeun në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 27. Kukësi është rivali kryesor për titullin, edhe pse ndodhet 3 pikë larg.

“Pozicioni ku jemi, çdo ekip ka rëndësinë e vet dhe luhet për tre pikë. Tre pikët kanë rëndësi dhe vlejnë njësoj si ndaj Partizanit, ashtu edhe ndaj Luftëtarit. Kështu do ta vlerësojmë maksimalisht”.

Flamurtari do të presë Vllazninë me lojtarë të papaguar. Edhe futbollistët vlonjatë gjenden thuajse në të njëjtën situatë financiare. Laçi përballet me Teutën. Do të jetë ndeshje delikate pasi të dyja ndahen nga një pikë në renditje.

Tv Klan



Të ngjashme