Gjatë moderimit të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, Alketa Vejsiu ka dhënë lajmin e mirë se do të rikthehet sërish emisioni i talenteve të reja në muzikë, “X Factor”.

Moderatorja iu ka bërë thirrje të gjitha talenteve që mendojnë se kanë zë dhe munden të këndojnë, të bëhen gati pasi në sezonin pasardhës do të rikthehet “X Factor” në Tv Klan.

Alketa Vejsiu: Dhe bashkë me “Dance With Me Albania”, të gjitha talentet që mendojnë se kanë zë dhe mund të këndojnë, të bëhen gati për “X Factor” sepse rikthehet dhe “X Factor” në sezonin pasardhës.

Sjellim në vëmendje se gjatë mbrëmjes së sotme, Alketa Vejsiu dha dhe një tjetër lajm të mirë për publikun pasi deklaroi se do të rikthehet “Dance With Me” në Televizionin Klan.

Alketa Vejsiu: Rikthehemi shumë shpejt me një ndër programet më të suksesshme në Tv Klan, “Dance With Me”. Është një program vallëzimi që na bën të gjithëve të vallëzojmë, të lëvizim dhe ta kemi jetën më të gëzuar. Nisim edicionin e shtatë me një kast fantastik personazhesh të njohur, me një skenë të rinovuar, një juri fantastike dhe një formulë të modifikuar disi. Mezi pres të kërcejmë këtu dhe të bëjmë tërmet në Tv Klan.

Duket se këto nuk do të jenë surprizat e vetme që do të na rezervojë Tv Klan, pasi Alketa Vejsiu zbuloi se do të ketë produksione të reja këtë vit duke shtuar se ka edhe 2 gjëra të tjera, për të cilat tha se nuk do i zbulojë sonte.

Alketa Vejsiu: Kemi shumë produksione këtë vit, edhe 2 gjëra të reja, por nuk do t’i themi të gjitha sonte.

Bëhuni gati, sepse surprizat në Tv Klan nuk ka fund!/tvklan.al