Tenistja polake mori fitoren e 16 kundër amerikanes Jessica Pegula

Tenistja Iga Swiatek do të përballet me Naomi Osakan në finalen e Miami Open. Polakja mposhti amerikanen Jessica Pegula në gjysmëfinale 6-2 7-5 me sete, duke arritur finalen e tretë radhazi.

21-vjeçarja është tenistja e parë që arrin në finale të njëpasnjëshme në turnetë e Indian Uells dhe Miami Open, që kur Victoria Azarenka fitoi “Sunshine Double” në 2016. Kjo është fitorja e 16 radhazi e polakes, që të hënën do të pozicionohet në vend të parë në renditjen botërore të tenisteve.

Swiatek është përballur me Osakan vetëm 1 herë, ku japonezja fitoi 2-0 me sete në 2019 në Toronto. Japonezja arriti për herë të parë në finalen e Miami Open, pasi mundi kampionen olimpike zvicerane Belinda Bencic.

24-vjeçarja u mund në setin e parë, por arriti ta merrte ndeshjen nën kontroll e të fitonte dy të tjerët pavarësisht rezistencës së zviceranes. Aktualisht japonezja renditet e 77 në botë pasi u shkëput nga sporti vitin e shkuar. Por në rast se e fiton turneun mund të rikthehet sërish në 30-shen më të mirë të botës për femra.

Klan News