FSHF do të organizojë finalen e turneut të ri për klube në 2022

Federata Shqiptare e Futbollit po kërkon me ngulm organizimin e një finale kontinentale në ‘Air Albania Stadium’.

Synimi është mikpritja e Ligës së Konferencës, turneu më i ri për klube që do të nisë nga sezoni 2021-2022. Pikërisht finalja e këtij sezoni është objektivi i FSHF-së.

Për ta fituar këtë të drejtë është tërhequr kandidatura për finalen e Superkupës së Europës. Vendimi do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Dhjetor të këtij viti.

Tv Klan