Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është ky riti tradicional Budist i cili quhet Festa e Hënës. Një festë e cila këtë vit ka një tjetër kuptim në Tajvan. Lutja e të gjithëve është “Paqe prehje për të vdekurit”, nga tërmeti në ishullin aziatik. Shifrat zyrtare flasin për mbi dy mijë të vdekur e rreth tetë mijë të plagosur nga goditja prej 7.5 rihter.

Kërkimet për të gjetur të mbijetuarit vazhdojnë por shpresa për nxjerrjen e ndonjë të mbijetuari nga rrënojat zbehet nga ora në orë. Qeveria e Tajvanin ka nisur ndihma në ilaçe dhe medikamente mjeksore, në qytetet e goditura më fortë nga tërmeti./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori