Kristi dhe Ori patën një takim në dhomën e kuqe në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan. Gjatë bisedës së tyre u vu re një afërsi mes tyre, ku dyshja e kuptonin mjaft mirë njëri-tjetrin.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte një trëndafil i dhuruar nga Kristi për Orin, ku u mësua se nëpërmjet tij fronisti i dha mundësinë për një takim konkurrentes, e cila e pranoi pa hezituar.

Eni Shehu: Kemi një trëndafil, ju lutem na çoni dhe njëherë në dhomën e kuqe. Çfarë po ndodh aty?

Ori: Është një takim apo një trëndafil?

Kristi: Për mua janë që të dyja, edhe takimi edhe trëndafili.

Ori: Duke qenë se unë e kam parë ndryshimin tënd këto ditë në lidhje me mua, patjetër që do e pranoj takimin.

Kristi: Super.

Eni Shehu: Çfarë kemi Zhaku?

Zhaklina: Kemi një vërtetësi për herë të parë të Kristit. Ori ka qenë stratege, ka një karakter të qetë, është më e tërhequr, ka vëzhguar, ka ndenjur, në atë qetësinë e saj ka hedhur sinjale me sy, me shikime dhe mesa duket ato gurët, lëvizjet që ka hedhur janë të duhurat sepse urdhëro./tvklan.al