Takimi “Ballkani i hapur”, Basha: Ishte thjesht protagonizëm politik


Takimi “Ballkani i hapur”, Basha: Ishte thjesht protagonizëm politik

18:19 29/07/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson protagonizëm të tepruar politik forumin ekonomik “Ballkani i hapur” të zhvilluar në Shkup mes Kryeministrit Edi Rama, homologut maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Deklaratën kryedemokrati e bëri pas takimit me kryetarin e komunës së Bujanovcit Nagip Arifi.

“Mendoj që këto takime po bëhen kaq shpesh sa nuk e kuptojmë përse po bëhen dhe çfarë të reje po prodhojnë, përveç fotografive dhe protagonizmit të tepruar politik të atyre që janë në këto takime. Pozicioni është ai që ka qenë gjithmonë i imi dhe i Partisë Demokratike që lëvizja e lirë në rajonin tonë të funksionojë duhet t’i japim fund hipokrizisë, duhet urgjentisht të punohet për eleminimin e kërcënimit të fundit për paqen dhe stabilitetit në rajon që është njohja e ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. që kanë dëshirë me protagonizëm për të dal në këto ditë të nxehta për të bërë fotografi, nuk është ndonjë çudi e madhe për mua, po të na kursejnë përsëritjen e një filmi të parë e stërparë që s’prodhon asgjë të mirë për qytetarët, por po kthehet në një alibi për ngecjen në vend të objektivave”.

Për zhvillimet e fundit në Komunën e Bujanovcit, Basha  tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me spastrim etnik.

“Ky është një proces diskriminues, në shkelje totale të kushtetutës së vetë Republikës së Serbisë. Partia Demokratike dënon me forcë dhe i kërkon Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përmes presionit të drejtpërdrejtë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik”.

Për këtë çështje kryetari i Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi u shpreh se ka kërkuar ndihmë nga Shqipëria.

Klan News








Të ngjashme