Jonny pati mbrëmjen e fundit në “Love Story” dhe vendosi që të dalë jashtë programit me Rominën. Ditën e sotme, dyshja dha “llogari” se çfarë bënë mbrëmë pas spektaklit.

Jonny tha se do të mbetet sekret, megjithatë ajo që zbuloi është se nuk kanë mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Eni Shehu: Shumë të lumtur dukeni ashtu siç duhet të jeni, çfarë bëtë mbrëmë pas spektaklit.

Jonny: Jeta ka gjithmonë ca sekrete kështu që mendoj se kjo pjesa do jetë pak sekret.

Eni Shehu: Nuk ju shqitem, shpesh më kanë kritikuar që jam i ashpër me ju dhe do ta çoj deri në fund këtë mision.

Jonny: Çfarë bën tjetri, çifti çfarë bën kur bashkohesh, nuk do mbash dorën e tjetrit o vëllait, avash pak, është normale./tvklan.al