Naureda Llagami është shprehur se KLGJ ka ardhur me një produkt që synon adresimin e çështjeve të prapambetura në gjykatat e vendit. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e KLGJ-së, Llagami i ka bërë kërkesë për bashkëpunim çdo gjyqtari, por edhe qeverisë dhe kuvendit për t’i dhënë sistemit atë që i është premtuar popullit për Reformën në Drejtësi.

Llagami: Në vazhdën e iniciativave konkrete, KLGJ vjen me një produkt që synon adresimin e çështjeve të prapambetura në gjykatat tona. Përballje për herë të parë të një problematike që prek thelbin e shtetit ligjor. Nuk është thjesht problemi i KLGJ-së, është një problem kombëtar që kërkon një strategji gjithëpërfshirëse. I bëjmë thirrje për bashkëpunim çdo gjyqtari, por edhe të gjithë pushteteve, qeverisë dhe kuvendit për t’i dhënë sistemit atë që i premtuam popullit për Reformën në Drejtësi edhe mbështetjen buxhetore.

Strategjia e paraqitur për mbështetje dhe që synon uljen e stokut nëpër gjykata, është hartuar e konsultuar. Jemi të vetëdijshëm që backlogu, pengesë reale që qytetarët të marrin drejtësi brenda afateve. Lidhet me respektin e të drejtave të njeriut dhe me besimin që jo vetëm tek drejtësia, por edhe te shteti i së drejtës. Backlogu, problem kronik. Nevoja që sot të ngrihemi mbi interesat personale. Sot është koha për veprim.

Masat lidhen me mbajtjen e funksionit bazë në planin afatshkurtër dhe ndihmojnë në standardet evropiane dhe nevojat e shoqërisë. Strategji që të jetë e sukesshme kërkon bashkërendim me të gjithë aktorët, me Ministrinë e Drejtësinë ashtu dhe me Kuvendin. Në këtë frymë bashkëpunimi, debati konstuktiv, së shpejti do të kemi rezultatet konkrete. Le të jemi bashkë edhe njëherë për hir të qytetarit sot.

/tvklan.al