Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Takimi i të rinjve katolikë, nga e gjithë Shqipëria, përfundoi me sukses aktivitetet sot. Takimi u organizua nga grupi i të rinjve të kishës “Zemra e Krishtit”, fondacioni Zonja e Këshillit të Mirë dhe nga Arqipeshkvia e Tiranës. Gjatë tre ditëve të aktivitetit u organizuan lutje, si dhe veprimtari të tjera njohëse. Një nga organizatorët e këtij aktiviteti At Hektor Varela, thotë:

At Hektor Varela:- “Grupi i të rinjve të kishës “Zemra e Krishtit”, ka organizuar këtë takim me të rinjtë e gjithë Shqipërisë, për të bërë një lutje, ku mesazhi kryesor është miqësia, paqja dhe vllazëria”.

Ky takim rinor i paraprin takimit evropian të të rinjve katolik, i cili do të zhvillohet në fund të Dhjetorit në Barcelonë./tvklan.al