Takimi me Metën dhe Ramën, Kim: U shpreha vlerësimin për qëndrimin e bashkuar

Takimi me Metën dhe Ramën, Kim: U shpreha vlerësimin për qëndrimin e bashkuar

19:44 23/03/2020

Ambasadorja Yuri Kim është takuar këtë të hënë me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Ajo tregoi se përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se çfarë bisedoi me dy liderët shqiptarë.

Ajo i ka shprehur Ramës dhe Metës vlerësimin për qëndrimin e unifikuar në luftën kundër koronavirusit.

“Doja t’ju thoja se sot bisedova me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Edi Rama për të shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri”, tha Kim.

Kim bëri thirrje për të qëndruar në shtëpi, pasi siç citoi Trump-in dhe Ramën, situata e koronavirusin është një luftë dhe për ta fituar atë duhet disiplinë dhe bashkim.

“U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu siç kanë thënë Presidenti Trump dhe Kryeministri Edi Rama kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit u thirrën në vijën e zjarrit për të vdekur. NE na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj le të qëndrojmë të bashkuar, të disiplinuar dhe të fitojmë këtë luftë”, tha Kim./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi