Drejtori i Lazio sqaron deklaratën e tij

Igli Tare është kundërpërgjigjur menjëherë pas deklaratës së Jose Mourinho se si drejtor i Lazio nuk e dëshironte pjesëmarrjen në Conference League. Tare e kishte quajtur turneun e dështakëve pak kohë më parë i provokuar nga një tifoz i Roma, por për “Gazzetta dello Sport” ka dhënë sqarimin e tij.

“Për rritjen e klubit do të ishte më rëndësi që Lazio të përfaqësohej çdo vit në aktivitetin më të rëndësishëm në Europë, por tani jemi në Conference League dhe do ta respektojmë deri në fund. Do të japim maksimumin për të triumfuar. Një trofe mbetet gjithmonë” – tha Tare për gazetën italiane.

Igli Tare është drejtues te skuadra kryeqytetase prej vitit 2009. Lazio u eliminua nga Europa League në fazën e grupeve këtë sezon.

Tv Klan