Tarifa falas e shkollimit, tërhiqet Ministria e Arsimit



Tarifa falas e shkollimit, tërhiqet Ministria e Arsimit

23:38 06/04/2020

Studentët me një prind invalid do të përfitojnë tarifë falas shkollimi

“Më thanë që nuk përfiton se duhet t’i kesh të dy prindërit invalidë jo vetëm njërin. Dy vitet e tjera kam përfituar, këtë vit jo. As vëllain që e kam te Infermieria nuk ka përfituar”.

Si Mirela Haxhija ka edhe shumë studentë të tjerë të cilët nuk janë përjashtua nga pagesa e tarifës së shkollimit, pasi kishin vetëm një prind invalid.

Në kriteret e reja që u përcaktuan nga qeveria për përjashtimin nga tarifa e shkollimit, për vitin akademik 2019-2020 duhej që studenti t’i kishte të dy prindërit invalidë, ose të dy të kishin ndërruar jetë.

Por pas ankesave të shumta të studentëve madje edhe pas një proteste që ata zhvilluan në muajin Janar kanë bërë që qeveria të ndryshojë vendimin.

Sipas vendimit të ri i cili mban datën 27 Mars 2020, përjashtim nga tarifa e studimit përfitojnë të gjithë studentët të cilët kanë, të paktën, njërin prind person me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë.

Aktualisht të gjitha universitetet janë të mbyllura pa një afat të përcaktuar,pasi me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë institucionet arsimore do të hapen pas përfundimit të situatës të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Mësimi në universitete po zhvillohet në distancë nëpërmjet grupeve online.

Klan Plus




Të ngjashme