Tashmë në WhatsApp Web mund të përdorni pak krijimtarinë



Tashmë në WhatsApp Web mund të përdorni pak krijimtarinë

11:22 30/11/2021

Platforma e WhatsApp në internet ka kryer një përditësim të ri. Tashmë përdoruesit mund të krijojnë ngjitëse (Stickers) sipas dëshirës së tyre të cilat mund t’ia dërgojnë miqve. Fotografitë e zakonshme nga kompjuteri juaj mund të ndryshohen sipas dëshirës.

Për ta provuar, mjafton të klikoni ikonën e kapëses së letrave, të klikoni opsionin “Sticker” dhe të zgjidhni imazhin. Pas ngarkimit, mund të krijoni ngjitësen tuaj duke prerë foton, sfondin, mund të shtoni tekst apo emoji apo disa ngjitëse njëra mbi tjetrën.

Dërgimi i ngjitëseve në aplikacionin e famshëm të mesazheve nuk është asgjë e re, por më përpara kjo funksiononte me anë të një aplikacioni shtesë. Tani, opsioni gjendet brenda vetë platformës duke e bërë më të thjeshtë, sidomos pasi ndryshimet mund të kryhen me precizonin e treguesit të mausit.

Gjatë javës, WhatsApp do ta zgjerojë aplikacionin edhe për platformën e Desktop, por nuk dihet nëse do të jetë i disponueshëm për pajisjet celulare./tvklan.al








Të ngjashme