Artistja e njohur shqiptare, Tayna ka ndezur rrjetin me një video që është bërë publike së fundmi. Gjatë momentit kur një adhurues po e filmonte në koncert, ajo e pa dhe bëri gjestin që po “çmend” fansat e saj. Teksa këndonte veshur me një fustan të hapur, ajo ka treguar të pasmet.

Kujtojmë se pak para të fillim të vitit 2022, reperja ka bërë “bilancin” e vitit që lamë pas. Nëpërmjet një interviste virtuale në InstaStory, Tayna i ka pyetur ndjekësit në rrjetet sociale se çfarë duan të shohin nga viti që po lëmë pas përsa i përket përjetimeve të artistes.

Kërkesat kanë qenë të ndryshme dhe Tayna ka menduar që të ju përgjigjet ndjekësve të saj nëpërmjet bërjes publike të disa fotove të papublikuara më parë, të cilat tregojnë momente të ndryshme të saj gjatë 2021-shit./tvklan.al