Kreu i opozitës Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën e sotme të thirrur në orën 20:00.

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjtihë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryetari demokrat në postimin e tij, të shoqëruar video.

Në mesazhin video, Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua. Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen”, shkruan Basha./tvklan.al