Specat e mbushur janë një prej gatimeve tradicionale që nuk mungon në shtëpitë shqiptare. Këtë herë vijnë edhe si një sugjerim për pjatat verore nga amvisa Natasha Ismolli në programin “Rudina” në Tv Klan. Në  shtëpinë e saj ky gatim ka edhe një domethënie të veçantë. Dhëndri i saj, këngëtari i famshëm italian Edoardo Vianello e ka një prej pjatave të preferuara.

Natasha Ismolli: Unë i kam edhe me histori, kanë dalë edhe nëpër revistat italiane këto specat e mbushur.

Rudina Magjistari: Me specat e mbushur? Pse, si ka ndodhur?

Natasha Ismolli: I pëlqen shumë ai dhëndri im dhe unë çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë, bëra speca të mbushura. I pëlqyen shumë, përveç që i pëlqyen dhëndrit, edhe ç’ishin kështu shoqëri e vet…

Rudina Magjistari: Sepse për ta treguar pak dhe për ta kujtuar se ne e kemi pasur edhe të ftuar atë. Edoardo Vianello, këngëtari i famshëm italian i cili ka kënduar nuk di sa këngë të njohura që po t’jua kujtoj unë tani me siguri dini t’i këndoni, “Abbronzatissima” etj se kjo është e para, ka këngë fantastike, është ai pikërisht autori që i ka firmosur dhe i ka kënduar ato këngët. Është dhëndri i zonjës Natasha Edoardo Vianello që ta dini, vajza e saj është bashkëshortja e Edoardo Vianello-s.

Natasha Ismolli: Është njeri i përsosur!

Rudina Magjistari: Të kemi vjehrrë VIP!

Natasha Ismolli: Më ke vërtet!/tvklan.al