Të parët që do ta marrin, personeli mjekësor

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se të mërkurën, në spitalin mobil në Klinikën Infektive në Shkup do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 të punonjësve shëndetësor që punojnë në covid-qendrat në gjithë vendin. Vaksinimi pritet të fillojë në orën 10:00, kurse të parët do të injektohen personeli mjekësor që punon në Klinikën Infektive në Shkup. Punkti i spitalit mobil ku ka 6 pozicione vaksinale dhe do të punojë me dy ndërrime nga ora 08.00 deri ora 20.00.

“Sipas planit, terminet e vaksinimit do të jenë nga 10 minuta. Gjatë ditës, Sistemi Kombëtar, nëpër covid-qendrat e vendit, dërgon listën e punonjësve shëndetësor që dëshirojnë të vaksinohen, me orë e saktë dhe ditën kur duhet ta marrin vaksinën në spitalin mobil në Shkup. Secili punonjës shëndetësor që do ta marrë vaksinën do t’i rezervohet doza e dytë e rivaksinimit”.

Edhe pse në shumicën e vendeve fillimi i procesit të vaksinimit, ishte filmuar nga mediat, në Maqedoninë e Veriut do të ndodhë e kundërta. Mediat nuk do të kenë qasje në këtë proces, por pamjet do t`u dërgohen nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Për shkak të respektimit të protokolleve shëndetësore, por edhe punës së pandërprerë të ekipeve të vaksinimit, dhe në interes të trajtimit të barabartë të të gjitha mediave, nga mënyra e vaksinimit të dy punonjësve mjekësor do të sigurojë fotografi dhe video dhe të njëjtat do t’i shpërndajë te të gjitha mediat”

Ndërkaq, në spitalet mobile vazhdojnë përgatitjet dhe trajnimi i ekipeve për zbatimin e vaksinimit. Nga Shtëpia e Shëndetit- Shkup, Viktor, thonë se kanë numër të mjaftueshëm të stafit, megjithëse çdo personel shtesë do të ishte i mirëseardhur.

“Në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, barrën më të madhe do ta mbajë Shtëpia e Shëndetit Shkup, për sa i përket procesit të imunizimit, i cili do të fillojë me vaksinimin të mërkurën me punonjësit shëndetësor”.

Isjanovski nuk përjashtoi mundësinë e hapjes së më shumë pikave të vaksinimit, përveç tre të paralajmëruara në Shkup, por gjithçka varet nga ajo se sa qytetarë do të paraqiten për vaksinim. Përndryshe, siç njoftoi edhe Ministri Filipçe, ekzistojnë dy mekanizma për vaksinim. Njëri përmes ueb-faqes, ndërsa tjetri përmes mjekut amë.

Tv Klan