Smartphone i fundit i Huawei mund të bëjë foto në errësirë, pa pasur nevojë për flash-in apo tripod. P20 Pro merr ekspozim që zgjat mbi 6 sekonda, për të pasur dritë të mjaftueshme.

Më pas përdor inteligjencë artificiale për të realizuar një foto të qartë dhe për të evituar cilësi të keqe.

Duke folur për BBC, kompania kineze tha se ky aparat mund të kthehet në një prej smartphone-ve më të shitur në botë.

Momentalisht qëndron në vend të tretë, pas Samsung dhe Apple, ndërkohë që rrjeti telefonik amerikan refuzon që t’ia shesë pajisjet kompanisë, duke u kthyer kështu në pengesë.

Njësoj si seria e Galaxy S9 të Samsung, që ka dalë së fundmi në shitje, P20 Pro i ofron përdoruesve risi të reja me kameran. Por teksa kompania koreano jugore e bëri S9+ me dy kamera në pjesën e pasme, P20 Pro bën dallimin si i pari telefon që ka 3 të tilla.

P20 Pro do të kushtojë 899 euro.

/tvklan.al