Deputeti Arbër Ademi përplaset me opozitën

Tensionohet situata në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, teksa këtë të hënë përplasjet verbale ia kanë lënë vendin konfrontimeve edhe fizike mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Këto janë pamjet që vijnë nga incidenti që ndodhi në Komisionin për Çështje Europiane, ku protagonist është bërë kryesuesi i seancës, Arbër Ademi dhe deputetëve të opozitës nga VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët.

Incidentit i ka paraprirë një debat i ashpër rreth ligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë që parasheh zgjatjen mandatit të gjykatësve dhe prokurorëve.

Në një moment të këtij debati deputetët e opozitës i janë afruar foltores dhe më pas kanë tentuar të ndërpresin seancën, duke i marrë me forcë mikrofonin drejtuesit Arbër Ademi.

Kaq ka mjaftuar që situata të dalë tërësisht jashtë kontrollit, teksa deputeti i BDI-së në debat e sipër ka hedhur në drejtim të deputetëve të opozitës seance të ndryshme që ndodheshin në tavolinë.

Pas incidentit në fjalë partitë kanë shkëmbyer akuza duke fajësuar njëra-tjetrën si shkaktare të incidentit.

Tv Klan