Një grua po përpiqej të hiqte një gjarpër nga pema, por ajo që përjetoi ishte eksperienca më e keqe e jetës së saj.

“Ka qenë një eksperiencë e tmerrshme dhe mbaj mend që kam rënë në tokë pa ndjenja. Jam me fat që kam mbijetuar”.

Sue Ambler nga Mission Beach, qytet në Australi pothuajse u mbyt nga një piton, i cili ishte tek një pemë.

Ajo tentoi të zhvendoste gjarprin e madh, por ai iu mbështoll rreth qafës duke i bllokuar të gjitha enët e gjakut, frymëmarrjen, si dhe sytë e saj nxorrën gjak.

Ambler iu drejtua mediave sociale ku ndau eksperiencën e saj si dhe për t’i paralajmëruar njerëzit që të bëjnë kujdes. “

Nëse nuk do të kishte ardhur ambulanca për 1 minutë, unë do kisha vdekur. Bëni kujdes”,

ka thënë ajo.

/tvklan.al