Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Zhupan në Fier. Sipas Policisë së këtij qyteti, një 31-vjeçar me një armë në dorë ka kërcënuar se do vriste veten, për arsye ende të paqarta.  

31-vjeçari aktin e rëndë tentoi ta bënte tek shtëpia e vjehrrit të tij, por pas njoftimit forca të shumta policie kanë negociuar me të dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e tij. Ai nuk arriti që të merrte peng asnjë prej familjarëve, pasi të gjithë u evakuuan nga banesa.

Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të RENEA-s, dorëzohet shtetasi E. M.

 U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore”, njofton Policia. /tvklan.al