“Hyjnë në banesa përpara 31 Dhjetorit”

1000 nga 1500 familjet që ngelën pa strehë nga dy tërmetet e vitit të shkuar në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u garanton se do të marrin çelësat e shtëpive të reja përpara 31 Dhjetorit të këtij viti.

Një prej tyre është dhe familja Dervishi në Petrelë, që u vizitua nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

“Këtu janë edhed 18 shtëpi të tjera, por janë pjesë e lotit të Nëntorit. Pjesa më e madhe para Vitit të Ri do të futen brenda. Nuk kemi lënë asnjë pas. Me VKM-në që ju kaluat, do të jetë dhe mundësia që kush e ka në një zonë shumë të largët, ku një kompani nuk ka akses, të ketë mundësi të aksesojë fondin dhe ta bëjë vetë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Dëmte të mëdha në territorin e Bashkisë së Tiranës patën dhe objektet arsimore. Janë listuar 25 shkolla që do të ndërtohen nga themelet. Në Petrelë është shkolla 9-vjeçare “Mangull” që është në process rindërtimi.

“Kemi ecur goxha mirë se vetëm para pak javësh ka filluar puna. Po të vazhdojmë me këtë ritëm ne në 1 Mars jemi gati që të fillojmë me simestrin e dytë të vitit akademik”, tha Veliaj.

Tv Klan