Tesla befason sërish, prodhim rekord të mjeteve elektrike në 3-mujorin e parë



Tesla befason sërish, prodhim rekord të mjeteve elektrike në 3-mujorin e parë

19:13 02/04/2021

Kompania e prodhimit të makinave elektrike, Tesla, ka kaluar çdo parashikim të bërë për prodhimin që do të kishte në tre mujorin e parë të këtij viti.

Reuters raporton se  kompania që udhëhiqet nga Elon Musk, që është një nga njerëzit më të pasur në botë, ka arritur që të zgjerojë aktivitetin e saj edhe pse ndodheni në një vit me probleme për shkak të pandemisë.

Tesla ka raportuar shitje të qëndrueshme dhe fitime përtej parashikimeve në një kohë që shumë prodhues shprehen se kanë vetëm humbje. “Ne jemi të inkurajuar nga pritja e mirë që i është bërë Modelit Y në Kinë dhe shpejt po përparojmë në kapacitetin e plotë të prodhimit“, është kjo deklarata e lëshuar nga Tesla.

Po ashtu kompania ka thënë se modeli i ri S dhe Modeli X gjithashtu janë pritur jashtëzakonisht mirë, me pajisjet e reja të instaluara dhe testuara dhe janë në fazën që po mendojnë për të rritur prodhimin.

Prodhuesi i makinave elektrike në tremujorin e parë ka deklaruar se ka prodhuar 184.800 automjete, shifër më e lartë se parashikimet e bëra në nisje të këtij viti./tvklan.al







Të ngjashme