Kualifikohen në turin e dytë Teuta, Kukësi dhe Laçi

Një supermbrëmje për ekipet shqiptare që janë kualifikuar në turin e dytë të Europa League. Teuta, Kukësi dhe Laçi shkuan më tej në këtë garë, duke e çuar në 4 numrin e skuadrave të Superligës që janë ende në garë si asnjëherë tjetër, pasi Tiranë pret kundërshtarin e raundit të tretë.

Teuta kaloi izraelitët e Beitar Jeruzalemit me fitoren 2 – 0 e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Golat u shënuan nga afrimi i kësaj merkatoje Krasniqi dhe Hebaj. Teuta që drejtohet nga Edi Martini nuk kalonte turin në kupat e Europës prej 18 vitesh.

Kukësi ia doli përballë Slavia Sofia në Air Albania Stadium. Skuadra e Skënder Gegës fitoi 2 – 1 sfidën që i pati golat në pjesën e dytë. Eze i afruar së fundmi në ekip realizoi me 11-metërsh. Bullgarët barazuan me Krastev, por Cooper i futur si zëvendësues vendosi suksesin për Kukësin.

Laçi arriti një kualifikim të vuajtur në fushën e Keshla, skuadër nga Azerbajxhani. Ndeshja u vendos pas 11-metërshave, pasi 120 minuta lojë u mbyllën pa gola.

Rezultati i përgjthshëm ishte 5 – 4. Sherri ishte hero pasi ndali goditjen e Qyrtymov. Skuadrat shqiptare tani presin kundërshtarët e radhës.

Tv Klan