Edhe pse Teuta arriti që të fitonte 1-0 ndeshjen e kthimit përballë Ventspils, sërish nuk mundi të kualifikohej ne turin e dytë të Europa League.

Durrsakët u përpoqën të arrinin përmbysjen, por e patën të pamundur pasi takimin e parë humbën 3 – 0 në favor të letonezëve.

Skuadra e Bledi Shkëmbit zhvilloi një pjesë të parë të mirë dhe arriti të shënojë në fillimin e së dytës. Kallaku në minutën e 48 ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes.

Më pas djemtë e detit u përpoqën të bënin çdo gjë që ishte e mundur për të arritur kualifikimin. Ata dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk mundën të shënonin teksa iu duheshin të paktën edhe dy gola të tjerë me shpresën për ta çuar ndeshjen në shtesa.

Laçi po tenton ndaj Hapoel Ber Sheva në ndeshjen e kthimit në Izrael. E para përfundoi 1-1. Të vështirë do ta ketë Kukësi që u mund 3-0 në takimin e parë me Debrecenin.

Tv Klan