Pas 56 vitesh po tkurret duke shkaktuar dëme të mëdha në turizëm

Një nga liqenet më të mëdhenj të Tajvanit po tërheq vëmendjen jo për ujin e tij të bollshëm blu, por për shtratin e liqenit jashtëzakonisht të thatë dhe tokën e plasaritur. Ndryshimi në Sun Moon Lake në zonën e Nantou vjen ndërsa Tajvani po përballet me një thatësirë ​​rekord që qeveria e ka përshkruar si më të keqen në historinë e ishullit.

Vizitorët e këtij liqeni shprehen të befasuar nga kjo gjendje në të cilën ndodhet: “Kam parë repotazhe dhe fotografi, por gjithmonë kam menduar se ata kanë bërë fotografi vetëm në një cep të vogël të liqenit. Tani e kuptoj se sa e rëndë është thatësira.”

Ndërkohë që operatorët turistikë thonë se gjendja në të cilën ka përfunduar liqeni më i madh në Tajvan po ndikon në biznes.

“Thatësira më e madhe në 56 vitet e fundit tashmë ka dëmtuar strukturat e portit dhe ka prekur turizmin për shkak të mungesës së ujit këtu.”

Vitin e kaluar, asnjë ciklon nuk goditi ishullin direkt, që do të thotë shumë më pak shi. Edhe këtë vit reshjet kanë qenë të pakta dhe parashikimet nuk janë të mira. Tajvani aktualisht po përjeton një Maj jashtëzakonisht të ngrohtë me temperatura në pjesë të ishullit që arrin kulmin rreth 40 gradë Celsius.

Klan News