Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë për destabilizim të rajonit.

Ata thonë se Katari mbështet grupet terroriste si ISIS-i.

Agjencia Saudite e lajmeve “SPA” tha se Riyadi kishte mbyllur kufijtë, detarë dhe taksorë, si dhe çdo kontakt tjetër me Katarin duke e izoluar.

Lëvizja e paprecedentë shikohet si një përçarje e madhe mes shteteve të fuqishme të Gjirit Persik, të cilët janë aleatë të ngushtë të Amerikës.

Kjo vjen dy javë pas pasi të njëjtat shtete bllokuan websajtet katariane, të cilat publikuan deklarata kontraverse të emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani për Arabinë Saudite.

Katari reagoi duke theksuar se websajtet ishin hakuar dhe lajmet ishin të rreme.

Arabia Saudite me pas përjashtoi Katarin nga operacionet “anti-terror” në Jemen, ku Doha kishte kontribuar edhe me avionë ushtarakë.

Katari do të mbajë Kupën e Botës në vitin 2022 dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me zhvillimet. /tvklan.al