“Pak minuta pas lëkundjeve të forta të tërmetit vjen njoftimi i parë “Thumana dyshohet për viktima”. Pakkush e njihte qytezën e vogël të Krujës deri në 26 Nëntorin e 2019-ës, aty ku do të shkruhej një nga kronikat me të errëta të vdekjeve. 24 persona humbën jetën nën rrënoja 1 vit më parë“.

1 vit pas tragjedisë së tërmetit Thumana bashkëjeton me rrobat e zisë. As pandemia nuk i ndali vizitat dhe homazhet për familjaret e miqtë që humbën jetën.

Pallati ku Bukurie Karaj rriti e vetme djalin, tashmë është vetëm një pirg gërmadhash. Investimi i humbur në pak sekonda i la pas vetëm një lutje.

Faleminderit Zotit që jemi gjallë. Një tmerr, kemi pa vdekjen me sy. Na dhemb shpirti që humbëm miqtë e komshinjtë tanë”.

Shumë banorë të Thumanës janë larguar drejt qyteteve të tjera për të jetuar me bonusin e qirasë, por mungesat i ndjejnë çdo ditë.

Jetoj me bonusin e qirasë. Gjithçka e kemi pasur me djersë. Djali sa herë sheh TV thotë dua këtë lodër, e kam pasur. Po ça të merrnim përpara nga shtëpia, apo të shpëtonim kokën”.

4 anëtarët e familjes Molla jetojnë brenda një kontineri, fare pranë kantierit ku po ndërtohet. Kjo i mban të gjalla përjetimet e mëngjesit tragjik.

Kur kalon rryli na tmerron, mendojmë se bie tërmet e dalim jashtë”. Por kanë vendosur të mos largohen që aty për këtë arsye.

 “Burri punon këtu dhe s’kemi si të bëjmë. Marr 150 mije bonus qiraje dhe atë prish. Ishalla po na e ndërtojnë shpejt shtëpinë

Heshtjen e qytezës se vogël e prishin ekskavatorët që punojnë në kantierin ku do të rindërtohen 14 Pallate dhe 167 banesa individuale. Aty janë edhe sytë e shpresa e banorëve, atë që bukuria e quan bashkimi i një familje të madhe.

Ishalla po ndërtohen shpejt dhe të rikthehemi sërish të gjithë bashkë”.

Tv Klan