Gjatë emisionit “Opinion” ka pasur një debat të ashpër mes analistit Artur Zheji dhe ish-deputetit të PD, Arben Ristani.

Teksa flisnin për përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ristani ka akuzuar se Zheji ka marrë “zarfe” nën dorë, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e analistit. Ky i fundit i është drejtuar Ristanit duke i thënë: “Modero alkoolin”.

Arben Ristani: Ti s’mund të bësh provokime të tilla ku aq më tepër në do të vërtetën, edhe ti ke benefite për pozicionin që mban.

Artur Zheji: Po patjetër, cilat janë benefitet?

Arben Ristani: Ke ca benefite.

Artur Zheji: Po patjetër, jam shoku jot. Jam komshi me ty.

Arben Ristani: Kur takohesh dhe merr ca zarfa diku. Apo jo? Po u fute rri drejt…

Artur Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tapë shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.

Arben Ristani: Mos fol budallallëqe.

Artur Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.

Arben Ristani: Mos merr zarfe poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.

Artur Zheji: Modero alkoolin sepse të dëmton neuronet. Modero alkoolin. Nuk të fola asgjë nën brez.

Arben Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa.

Artur Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti. Dhe ti e di mirë sa zarfa merr ti nuk e di. Dakord? Modero alkoolin.

Arben Ristani: Ti e nise.

Artur Zheji: Të fola për Fushën. Nuk punon në marrje, e hape ti pra Fushenë.

Arben Ristani: Fushenë e hapa unë.

Artur Zheji: Nuk punon në marrje. Tërhiqe atë që the.

Arben Ristani: The ule nivelin e muhabetit!

Artur Zheji: Thithe bobinën se si ka qenë/tvklan.al