Një ditë më parë u zhvillua ndeshja Angli-Skoci në Londër, e cila u mbyll në barazim. Vëmendja në ketë ndeshje nuk ishte vetëm në stadium, por dhe në rrugët e qytetit të Londrës që ishin të mbushura plot me tifozë.

Të njohur për pirjen e birrave dhe për festën madhështore që zhvillojnë, tifozët skocezë shkaktuan dhe rrëmujë. Por një numër prej tyre kanë marrë pjesë në një pastrim, pas festimeve që zhvilluan pas ndeshjes, dhe pse u mbyll në barazim.

Siç shihet dhe nga fotot tifozët skocezë janë organizuar dhe kërkojnë të pastrojnë atë që ata krijuan pas ndeshjes me Anglinë.

Por përveç pastrimit mbështetësit e Skocisë shkaktuan dhe shumë trazira, pasi ka pasur përleshje me tifozët anglezë.

Policia në një deklaratë ka sqaruar se 30 persona u arrestuan në Londër, pas përplasjeve të dhunshme që kanë ndodhur në rrugët e qytetit.

Ndërkohë, një ditë para ndeshje kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, u kërkoi tifozëve skocezë që mos të shkonin në Londër nëse nuk kishin një biletë për në stadium, por kjo kërkesë duket se nuk u dëgjua./tvklan.al