Bledi Shkëmbi drejt Dinamos

Tirana ishte e para që konfirmoi trajnerin për sezonin e ardhshëm. Klubi bardheblu rinovoi kontratën me trajnerin Orges Shehi, duke e lënë në krye të ekipi bardheblu edhe për sezonin tjetër. Shehi u emërua në krye të skuadrës bardheblu në Janar të këtij sezoni, duke tentuar deri në fund Kupat e Europës, por nuk ia doli dot. Gjithsesi, puna e mirë e bërë në 5 muajt e fundit bindi presidentin Halili për të vijuar bashkëpunimin.

Ndërkohë, ende nuk dihet për të ardhmen e Mirel Josës. Kukësi mbylli sezonin më të dobët qëkur merr pjesë në Superligë, por kjo natyrisht kjo jo për faj të trajnerit Josa. Pritet një mbledhje e drejtuesve të Kukësit, ku do të marrë pjesën edhe presidenti i nderit Safet Gjici për të vendosur piketat e sezonit të ri, ku mes të tjerave do të diskutohet edhe për teknikun Josa.

Shumë pranë rikthimit në Superligë është Bledi Shkëmbi. Trajneri korçar i dha fund aventurës në kampionatin kosovar dhe tashmë do të ulet në stolin e Dinamos, skuadër që është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Zyrtarizimi i Shkëmbit është çështje kohe, ndërsa flitet që drejtor teknik do të jetë Shpëtim Duro, i cili mund të lërë Laçin. Ndërsa trajnerët e skuadrave të tjera për momentin duken se do të vijojnë si ishin.

Tv Klan