Fiton 5-1 me Luftëtarin

Tirana e Egbo merr fitoren e 5-të radhazi në kampionat, një tjetër rekord ky i bardhebluve këtë sezon. Suksesi 5-1 ndaj Luftëtarit e çon Tiranën përkohësisht në vendin e parë të renditjes si skuadra me më shumë gola të shënuar.

Vetëm fitorja e Kukësit me Partizanin mund ta zbresë Tiranën nga kreu. Në Selman Stërmasi ka qenë një ndeshje që ka folur vetëm për të zotët e shtëpisë përballë një Luftëtari me shumë të rinj.

Cobbinnah zhbllokoi sfidën në minutën e 14, ndërsa 3 minuta më vonë ishte Batha që dyfishoi. Ngo’o çoi shifrat në 3-0 në minutën e 35.

U duk qartë se Tirana e kishte mposhtur kundërshtarin, por pjesa e dytë nisi me një gol të Çelës për miqtë, ndërsa më pas ishin Muçi dhe sërish Batha që shënuan edhe dy gola të tjerë për Tiranën, duke vulosur rezultatin 5-1.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në krye të renditjes me 34 pikë, dy më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

Teutës në Durrës i mjaftoi vetëm një gol për të siguruar 3- pikëshin ndaj Bylisit.

 Tv Klan