Egnatia fiton në fushën e Kukësit

Tirana e humbi 1 – 0 sfidën me Erzenin. Partizani tani është 4 pikë larg ndjekësve më të afërt. Shpëtim Duro debutoi me fitore në stolin e Egnatias. Skuadra nga Rrogozhina mundi 1 – 0 Kukësin në transfertë.

Të dy ekipet patën raste shënimi, por ndeshja u vendos nga një autogol në minutën e 82’. Në ndeshjen tjetër të javës së nëntë Laçi mundi 1 – 0 Kastriotin. Me këto takime u mbyll faza e parë e kampionatit.

Tv Klan